Michelle dedikim prekës për Presidentin Obama

Showbiz January 19, 2017 - 18:10

Jemi mësuar që Presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obaman ta dëgjojmë çdo herë me fjalë admiruese ndaj bashkëshortes së tij Michelle.

Por teksa mandati i Presidentit Obama po përfundon, është Zonja e parë aktuale e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama, ajo e cila është shprehur tejet falënderuese ndaj bashkëshortit të saj për gjithë kohën që kanë ndarë së bashku, njofton Klan Kosova.

Në një status të publikuar në rrjetin social Twitter, saktësisht në llogarinë e profilit First Lady është parë një mesazh tejet prekës që Michelle i’a dedikon Obamas.

‘’Të jem Zonja jote e parë, ishte nderi më i madh gjatë jetës sime. Nga thellësia e zemrës time të falënderoj’’, është shprehur Michelle duke iu referuar bashkëshortit të saj, Presidentit në largim Barack Obamas.