E kërcënuar me vdekje

Showbiz January 12, 2017 - 09:18

Bella Thorne ka zbuluar se ka qenë shënjestër e kërcënimeve të shumta në internet, në lidhje me jetën e saj të dashurisë.

Në intervistën e saj të fundit për revistën “People”, ajo ka zbuluar se ka marrë kërcënime me vdekje pas akuzave se ka tradhtuar të dashurin e saj, aktorin Tyler Posey me këngëtarin Charlie Puth.

“Kam filluar të marrë kërcënime me vdekje për shkak se ata mendonin se kisha tradhtuar ish të dashurin tim, çka ishte një gënjeshtër. Nuk është ndjenjë e mirë kur mendon se të gjithë të konsiderojnë si një person i pështirë dhe kur je një figurë publike, kjo është edhe më e tmerrshme”, ka deklaruar bukuroshja, transmeton "Zeri.info".

Ajo thotë se njerëzit mendojnë se ne yjet e famshëm nuk kërcënohemi dhe abuzohemi.

“Njerëzit mendojnë se ne nuk kërcënohemi dhe tallemi në Hollivud. Por kjo ndodh, pasi publiku është i pamëshirshëm ndaj nesh dhe kjo vërtet të lëndon”, ka shtuar ajo, përcjell "Zeri.info".

Aktorja gjithashtu ka zbuluar se është prekur thellë nga vëmendja negative që ka marrë në internet pas ndarjes nga i dashuri.

“Po kaloja nëpër procesin e ndarjes dhe komentet ishin të ashpra. Është bërë shprehi që kur fansat të shohin me dikë, ata menjëherë mendojnë se je në lidhje me të, çka nuk është e vërtetë, pasi ne shoqërohemi edhe me miq”, ka përfunduar Bella. /ZËRI/