Stresi ‘thur’ vargje për policinë nga arratia (Foto)

Showbiz January 11, 2017 - 16:50

Reperi Arkimed Lushaj – Stresi është bërë shumë i përfolur muajt e fundit, dhe kjo për shkak të problemeve të tij me policinë.

Ai u vu në kërkim pasi shtiu disa herë me armë nga shtëpia e tij si kundërshtim për arrestimin e Ramush Haradinajt, teksa më pas u arratis ndonëse kërkohej vazhdimisht nga policia.

Megjithatë, ai është aktiv në rrjetet sociale, dhe së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale në Instagram, ku në statusin e saj ka ‘thurur’ disa rreshta për policinë,

“Koha e krymbave komunistave e gzofshi !!! Dalin kryezeze, kryeverdhe, nga vullnet i vrimave
Turren terr ne sy, myshqeve, mendimeve, muranave
Trup e terthori u bien trupave te palendshem
Sa marrin trok lengatave, sa kalirojne ligesive
Lakmojne krymbas, zbirojne, gropojne, krymben
Ne kenaqesi te zeza, gezohen zi, cimbojne me te zeze
Marshim i jarget i tyre zvarret tryezave, shikimive
Bien ne dy gjunje, luten te marre mot i lemasheket
Hipin shoq me shoq dhe shpallin kremten e krymbave
Shih si levrijne, si i shtyn me gisht te madh koha
Shenjti i Shenkoll, po tallemi apo na mori krymberia?!” – shkruan reperi në Instagram. /Telegrafi/