Showbiz

Urimi mbresëlënës i Lyrical Son për ditëlindjen e nënës (Foto)

Urimi mbresëlënës i Lyrical Son për ditëlindjen e nënës (Foto)
11 janar 2017 • 13 : 54

Kjo pasi pikërisht sot nëna e artistit feston ditëlindjen e saj andaj në festën e madhe të së ëmës natyrisht se nuk do të mungonte as gëzimi i të birit.

Ai nuk harroi as ta urojë atë teksa zgjodhi Instagramin për ti kushtuar disa vargje asaj që e krijoi dhe e rriti atë.

Ky është postimi i plotë i bërë nga artisti me këtë rast mjaft të veçantë:

“Sot eshte nje dite shume e veçant per mua dhe per gjithe familjen tone..!!! Sot eshte ditelindja e jote e dashura Nënë..!!! Ti qe me butesi, urtesi, edukate, kulture dhe me dashuri te pa-shterrun, ishe aty gjithmone per ne… Edhe kur gabonim, na permiresoje, kur e tepronim, na duroje… Ty qe ska fjale, qe pershkrun ndjenjat qe i kam ndaj teje… Ty oj Nanë, ty te du ma shume se veten… Zoti, qofte me ty gjithmone, e ty urime o shpirt prej loqkes t’zemres… Te don Sugari.”  

Image

© zëri.info