Publikohet ‘Lejla’ nga Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 (Video)

Showbiz October 24, 2016 - 19:27

Tre artistët më të kërkuar të estradës shqiptare janë bërë bashkë për ta sjellë një super hit vjeshte.

Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 sapo e kanë publikuar këngën e tyre të përbashkët e cila titullohet ‘Lejla’ , shkruan lajmi.net

Videoklipi i këngës është realizuar nga Max Production me produksion të Flori Mumajesit, ndërsa ende pa u publikuar fansat kanë shprehur interesimin e tyre duke treguar se sa me padurim po e presin.

E menjëherë pas publikimit kanë filluar klikimet e shpërndarjet e fansave të shumtë të tre emrave më me zë të estradës.