Publikohet hiti “Si melaqe” nga Bekim Zogaj (Video)
Showbiz
October 22, 2016 - 16:39
Këngëtari Bekim Zogaj sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar ‘Si melaqe’.
Për realizimin e këtij projekti, Bekimi ka zgjedhur emrat më të mirë të fushës duke bashkëpunuar me Massive Production për realizimin e këngës, Ghulion për tekstin dhe produksionin Max për videoklipin.
Me një tekst e ritëm brenda shijeve të publikut, këngëtari definitivisht ka qëlluar në shenjë me projektin e ri i cili që nga momentet e para të publikimit ka marrë komplimente në rrjete sociale.
Koha do jetë ajo që do t’ia japë ose jo epitetin e hitit këtij produkti muzikor por nga çfarë shihet brenda premisave të para, suksesi për Bekimin është i garantuar.