Baba Stars vs OTR, vazhdimi i ‘fërrkës’ së vjetër (VIDEO)

Showbiz September 13, 2016 - 18:22

Përleshja me armë ndërmjet reperëve Noizy dhe Cozman është vetëm vazhdim i problemeve që kanë grupet e reperëve, Baba Stars dhe OTR, shkruan Zëri.

Në fakt, anëtarët e Baba Stars, të udhëhequr nga Getoar Selimi, ishin përleshur vite më parë fizikisht në një aeroport të Zvicrës me anëtarët e OTR, të cilëve iu prin Noizy, ndër në anën e Baba Stars ishte edhe reperi i njohur, Ledri Vula, i cili tash është në anën e Noizyt.

Dhe, përleshja e sotme është vetëm vazhdim i këtij problemi, pasi armiqësia në mes të këtyre dy labeleve ka vazhduar ndër vite, përcjellë Zëri.

Për fat të mirë, nga gjuajtjet me armë, të cilat ndodhën në Shesh në Prishtinë, nuk sollën viktima, pasi pati vetëm një të plagosur, por edhe të arrestuar.

Shpresojmë që ‘fërka’ ndërmjet këtyre dy grupeve të marrë fund me kaq. /Zëri/