Vajza nga Kosova, përcjellësja e parë në 'Miss Universe Germany' (Foto)

Showbiz August 15, 2016 - 20:01

Për 22 vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe sa që ka shpresuar. Doresa, edhe pas këtij suksesi, nuk dëshiron të braktisë profesionin e infermieres!

Tash duhet t’i rreket punës, fotografive, reklamave, dhuratave dhe komplimenteve.

Bukuroshja shqiptare Doresa Halilaj ka lënë pas një fundjavë stresuese pas spektaklit që u mbajt më 7 gusht në Windhagen të Gjermanisë, ku ishte pjesë e dhjetë kandidateve për të u zgjedhur “Miss Universe Germany 2016”.

Ajo u shpall përcjellësja e parë e “Miss Universe Germany 2016” (vendi i dytë). Për 22-vjeçaren më prejardhje nga Kosova kjo ishte një arritje më e madhe sa që ka shpresuar, raporton “albinfo.ch”.

Doresa banon në Metzingen të Gjermanisë. Ajo është infermiere dhe punon në klinikën e të aksidentuarve në Tubingen. Edhe pse i pëlqen fusha e modelimit, Doresa nuk do të hiqte dorë nga profesioni i infermieres për një karrierë si modele.

LEXO EDHE: Albërija mahnitëse në klipin e ri, sfidon vitet (Video)

“Këtë pyetje ma kanë bërë edhe shumë kolegë të mi. Përgjigja ime është: Jo, dëshiroj të qëndroj tek pacientët e mi. Karriera e një modele është shumë stresuese dhe spontane. Unë e pëlqej jetën dhe punën time qe e bëj çdo ditë në spital”, ka thënë Doresa për mediat gjermane.

Bukuroshja shqiptare është shprehur se ka marrë shumë mesazhe urime për çmimin që e ka fituar, madje njerëzit kanë filluar ta njohin edhe kur del rrugës, nga ku nuk i mungojnë as komplimentet e shumta.

Kurorën e më të bukurës të këtij spektakli e ka fituar Johanna Acs.

Image
Image
Image