Zhvishet nëna e Rita Orës, shikoni sa e bukur duket në bikini (Foto)

Showbiz August 14, 2016 - 20:17
Prindërit e Rita Orës këtë verë i janë larguar për disa ditë motit gri të Britanisë dhe kanë nisur një tur udhëtimesh në Ballkan.

E nisën me Prishtinën për të vazhduar me Ulqinin, ku u rikthyen sërish në Prizren për të përjetuar Dokufest për tu nisur sërish drejt Ulqinit.

Atje ata po pushojnë në vilën luksoze e cila është e njëjta ku u fotografua Rita me Lewis Hamilton.

Vera dhe Besnik Sahatçiu janë shfaqur duke shijuar temperaturat e nxehta të bregdetit dhe në foton e postuar nga ajo vetë, mamaja e këngëtares ka qeshur me ngulitjen e syve të bashkëshortit tek ajo.

‘Zoti e di se çka po mendon Niku. Duhet të vazhdoj të shkoj në gym. Momente argëtuese’. është shprehur Vera.

E nëse do të flasim për linjat e mamasë së Ritës, na vjen ndërmend ajo shprehja “Bëmë mama të të ngjaj”.

Image