Beyonce prin në nominimet për MTV VMA

Showbiz July 26, 2016 - 21:25

Beyonce, Adele, Kanye West dhe Justin Bieber kanë dominuar në nominimet për MTV Video Music Awards 2016.

Ceremonia që mbahet këtë verë në New York ka nxjerrë Beyoncen si dominuese me 11 nominime në total për albumin e saj “Lemonade”.

Adele ka tetë nominime, duke përfshirë shtatë për këngën “Hello”.

LEXO EDHE: Afërdita Dreshaj shijon pushimet...dhe ngre këmbët (Foto)

Në nominime në të gjitha kategoritë përfshihen edhe yje tjera si Ariana Grande, Rihanna, Calvin Harris, Coldplay, Sia, Fifth Harmony, Chris Brown, The Weeknd dhe David Bowie.

Ceremonia MTV VMA 2016 mbahet më 28 gusht.

Në kategorinë për Videon e Vitit do të garojnë:
Adele – “Hello”
Beyoncé – “Formation”
Drake – “Hotline Bling”
Justin Bieber – “Sorry”
Kanye West – “Famous”