Lajm tejet i mirë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë

Shëndetësi November 12, 2018 - 18:59
Lexo Detajet

Në listën e barnave në Kosovë do të futen terapi të reja.

Kështu kanë thënë për Gazetën “Zëri” nga Zyra për Informim e Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, nga ministria e kanë mohuar që nuk i kanë barnat kryesore, transmeton zeri.info

“Lista esenciale e barnave është hartuar nga ekspertë mjekësorë dhe farmaceutikë para disa vjetësh, ndërsa këtë vit ka filluar të bëhet revidimi i kësaj liste që është në proces. Nuk është e vërtetë që lista nuk i ka barnat kryesore, sepse në të ka mjaft opsione farmaceutike, por barna të reja zhvillohen në vazhdimësi dhe në listën e re do të futen edhe terapi të reja që përdoren për sëmundje të ndryshme nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve që punon në këtë çështje”, thuhet më tej në përgjigjen e MSH-së./ZERI