Reformat në shëndetësi marrin mbështetje edhe nga deputetët gjermanë

Shëndetësi November 05, 2018 - 17:36
Detajet

Deputetët e bundestagut gjerman që bëjnë pjesë në Komisionin për Shëndetësi i kanë dhënë përkrahje reformave që po bëhen në shëndetësi, njofton ministria, transmeton zeri.info.

Gjatë një takimi që ministri Uran Ismaili e pati me kryetarin e këtij komisioni, ErWin Ruddle, ky i fundit u shpreh i gatshëm të ofrojë bashkëpunim.

“Ishte një takim shumë i mirë. Na vjen mirë për punën që është duke u bërë atje. Ne jemi të gatshëm që të ofrojmë çfarëdo bashkëpunimi për të cilin do të keni nevojë”, ka thënë Rüddle.

Ndërsa ministri Ismaili, përveç prezantimit të punës së ministrisë që drejtohet nga ai, kërkoi mbështetje nga deputetët edhe për liberalizimin e vizave./ZERI