Gabimet mjekësore që kanë rezultuar fatale

Shëndetësi November 04, 2018 - 18:48
Këto janë disa nga gabimet fatale që bëjnë mjekët

Gabimet mjekësore janë shkaku i tretë i vdekjeve kombëtare, pas kancerit dhe sëmundjeve të zemrës, sipas hulumtuesve shkencore të Universitetit Johns Hopkins. Ata vlerësojnë që gabimet mjekësore shkaktojnë më shumë se 250 mijë vdekje në vit.

Më poshtë gjeni të listuar disa nga gabimet mjekësore që kanë rezultuar fatale.

Ilaçet

Nëse merrni ilaçin e gabuar apo dozën e gabuar, mund të shkaktohen probleme serioze në shëndet. Prandaj kini kujdes me ilaçet që merrni, pyesni për çdo paqartësi dhe mbani një listë të përditësuar të ilaçeve, duke vënë në dijeni mjekun për çdo ilaç tjetër që po merrni.

Përdorimi i gabuar i antibiotikëve

Këto ilaçe luftojnë bakteret, duke ju ndihmuar kështu në rast se ju ka zënë gripi, ftohja apo keni probleme të tjera të shkaktuar nga viruset. Nëse i përdorni shumë shpesh këto ilaçe, mund të fillojnë të mos funksionojnë më. Është e rëndësishme që mjeku t’jua rekomandojë këto ilaçe nëse vërtet ju nevojiten, si dhe në dozën e duhur. Mos kërkoni t’i përdorni antibiotikët nëse nuk keni nevojë.

Qëndrimi në spital: Për një kohë shumë të gjatë ose të shkurtër

Nuk është edhe aq qejf qëndrimi në spital, megjithatë nuk duhet të dilni nga aty para se të jeni gati. Studimet kanë treguar se njerëzit që shkojnë shpejt në shtëpi, sidomos pas operacionit, janë më të rrezikuar që të sëmuren sërish. Nuk duhet të qëndroni as shumë gjatë, sepse rrezikoni të prekeni nga ndonjë infeksion ose probleme të tjera.

Operacioni në vendin e gabuar

Shembulli më dramatik i kësaj është kur kirurgu heq gjymtyrën e gabuar, operon organin e gabuar, apo edhe rastet kur operohet njeriu i gabuar. Oraret e gjata në punë, shpërqendrimet dhe shpejtësia për të përfunduar operacionet e planifikuara çojnë në gabime të tilla fatale. Gjëja e parë që duhet të bëni para një operacioni është të siguroheni që është shënjuar zona e duhur.

Çfarë lihet pas

Ndodh rrallë, megjithatë ka pasur raste që ekipi i kirurgëve kanë harruar aksidentalisht një mjet brenda trupit. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore serioze, si infektim të indeve, bllokim, çarje të vogla, infeksion ose inflamacion. Disa nga shenjat e këtyre problemeve janë: dhembje të shpeshta, ënjtje, temperaturë, të përziera dhe ndryshime në jashtëqitje. Flisni menjëherë me mjekun nëse keni një nga këto simptoma pas operacionit.

Vonesë në trajtim

Kjo ndodh kur nuk merrni trajtimin e duhur në kohën e duhur. Mund të ndodh gjatë diagnozës – si për shembull, kur nuk kryeni kontrollet mjekësore në kohë, rezultatet dalin me vonesë ose ka një kediagnostikim.

Gabimet njerëzore dhe mungesa në komunikim, përveç gjërave të tjera, mund të çojnë në vonesa të tilla. Mos parashikoni asnjëherë që jeni mirë pa u kontrolluar te mjeku. Kërkoni që të merrni rezultatet e analizave në kohë dhe pyesni për trajtimin.