Shëndetësi

Bajamet, si t’i kuroni me bimë mjekësore

Bajamet, si t’i kuroni me bimë mjekësore
02 tetor 2018 • 16 : 20

Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë.

Është një sëmundje që kap lehtësisht shumë njerëz për shkak se është lehtësisht e përhapur nëse ndani ambiente të përbashkëta me personat e prekur. Sigurisht që më shpejt ndikohen fëmijët e vegjël deri në moshën 13-15 vjeç, kur kjo sëmundje fillon të kalojë pasi trupi fiton imunitet. Mund t’i përsëritet ndonjëherë pas kësaj gjatë jetës, por nuk kalon në kronike. Është një sëmundje e trashëguar, nëse njëri nga prindërit e ka kaluar i kalon edhe fëmijëve.

Simptomat
Infeksionet e bajameve shkaktojnë temperaturë dhe gjendje lodhjeje e këputje, vështirësi në frymëmarrje dhe në kalimin e ushqimit. Infeksioni mund të kalojë deri në kocka dhe të krijojë shumë më shumë probleme në moshë të rritur pasi mund të shkaktojë artrit, dhe dhimbje të forta të kockave, ndjeshmëri të madhe ndaj të ftohtit në dimër etj. Por nëse merren hapat e duhura për t’i ndaluar këto pasoja atëherë ato kalojnë pa probleme shqetësuese, dhe këtu nuk përfshihet heqja e bajameve.

Shkaktarët
Shkaku i parë është trashëgimia, kjo lloj sëmundjeje kalohet nga brezi në brez, dhe I bën individët që e kanë në gjenet e tyre këtë ‘dobësi’ ndaj kësaj sëmundjeje, më të dobët ndaj agjentëve të mjediseve rrethues dhe ndaj ndryshimit të temperaturave sidomos në moshë të re. Gjithashtu, infeksionet e bajameve shkaktohen edhe nga viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Fëmija mund ta marrë infeksionin në kopsht, shkollë apo mjedise publike dhe kështu mund të shkojë në shtëpi, nëse do të përdorë të njëjtat gota, apo lugë me pjesëtarët e tjerë; ka shumë mundësi që ata që e kanë imunitetin më të dobësuar të preken nga infeksioni.

Diagnostikimi
Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më i vështirë për tu trajtuar. Në këto raste shoqërohet me temperaturë të lartë. Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, e më tej humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe probleme me kapërcimin e ushqimit. Bakteret si Stafilokoku ose Streptokoku janë shumë të rrezikshme pasi këto të dyja mund të kalojnë edhe në kocka, apo të shkaktojnë infeksion në veshka. Prandaj nëse e keni bërë mbjelljen edhe e keni konstatuar që keni Stafilokok apo Streptokok, sidomos tek fëmijët duhen marrë masa urgjente për kurimin e sëmundjes. Nëse kalon shumë kohë që fëmija është me temperaturë, infeksioni mund të kalojë në kocka. Infeksioni në bajame mund të shkaktohet edhe nga viruse si influenca, e stimulohet nga myku në gojë apo në zorrë, pasi e bën mjedisin më të lehtë për t’u zhvilluar sëmundje të ndryshme.

Shkaktarët
Shkaku i parë është trashëgimia, kjo lloj sëmundjeje kalohet nga brezi në brez, dhe I bën individët që e kanë në gjenet e tyre këtë ‘dobësi’ ndaj kësaj sëmundjeje, më të dobët ndaj agjentëve të mjediseve rrethues dhe ndaj ndryshimit të temperaturave sidomos në moshë të re. Gjithashtu, infeksionet e bajameve shkaktohen edhe nga viruset e bakteret e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Fëmija mund ta marrë infeksionin në kopsht, shkollë apo mjedise publike dhe kështu mund të shkojë në shtëpi, nëse do të përdorë të njëjtat gota, apo lugë me pjesëtarët e tjerë; ka shumë mundësi që ata që e kanë imunitetin më të dobësuar të preken nga infeksioni./GazetaShqiptare

© zëri.info