Dieta e shëndetshme ulë gjasat për kancer
Shëndetësi
September 19, 2018 - 16:57
Lexoni më shumë detaje
Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se një dietë e shëndetshme ulë rrezikun për kancer.
Ushqimet me shumë krip, sheqernat dhe yndyrat kanë rezultuar në shifra të kancerit për 11% më të larta, krahasuar me njerëzit që ushqehen shëndetshëm.
Në studimin që u realizua me rreth gjysmë milion njerëz, është përdorë teknika britanike e sistemit të ushqimit “traffic light”, gjë që e bën më të lehtë për konsumatorët të dallojnë ushqimet e shëndetshme.
Në mesin e ushqimeve që konsiderohen si jo të shëndetshme në këtë studim janë, ëmbëlsirat, biskotat, pudingu, lazanja, keçapi dhe mishi i procesuar.
Rezultatet përfundimtare kanë treguar se njerëzit që konsumonin ushqime të shëndetshme kishin gjasa më të ulëta për t’u prekur nga kanceri.