Femrat duhet të hanë mish të kuq

Shëndetësi August 15, 2018 - 10:55
Lexoni më shumë detaje

Shkencëtarët nga Australia kanë zbuluar se femrat që konsumojnë sasi të vogla të mishit të kuq dy herë më tepër kanë gjasa t’u diagnostikohet ndonjë çrregullim mendor, transmeton "Zeri.info".

Studimi në të cilin kishin marrë pjesë më shumë se 1000 femra ka treguar se konsumimi i proteinave nga mishi i pulës ose i peshkut nuk është aq i shëndetshëm sa besohet.

Në fillim kemi menduar se mishi i kuq nuk është aq i shëndetshëm për shëndetin mendor, por pas studimeve ishte vërtetuar krejt e kundërta”, thekson Felise Xhejk, nga universiteti “Dikin”.

Sipas saj, femrat që kanë konsumuar sasi të vogël të mishit të kuq më shpesh ishin prekur nga depresioni dhe ankthet, madje edhe kur në konsideratë ishin marrë shprehitë si konsumi i duhanit, aktivitetet fizike, mbipesha dhe mosha.

“Është mjaft interesante se si nuk ishte vërtetuar lidhja midis proteinave nga mishi i pulës, i peshkut dhe shëndetit mendor”, thotë ajo përcjell "Zëri".

Mirëpo kjo nuk do të thotë se tash femrat duhet ta teprojnë me konsumimin e mishit të kuq.

Mjafton që ato të konsumojnë rreth 100 gramë mish të kuq çdo të tretën ditë ose 50 gramë mish në ditë, pasi këto mjaftojnë që të përmbushin nevojat e organizmit të tyre, ndërsa nëse e teprojnë me konsumimin, atëherë mund të ketë pasoja shumë negative për shëndetin e tyre. /ZËRI/