Është zbuluar përse plagët në gojë shërohen edhe deri në 10 herë më shpejt

Shëndetësi August 01, 2018 - 09:58

A jeni kafshuar ndonjëherë derisa keni përtypur ushqimin dhe keni vërejtur që plaga shpejt është shëruar.

Lëndimet brenda gojës shpejt shërohen, sepse indet në gojë vazhdimisht shpejt shërohen dhe rigjenerohen, thonë hulumtuesit, transmeton Telegrafi.

Plagët në gojë aq mirë rigjenerohen sa që fare nuk lënë vraga në inde, gjë që shkencëtarët i ka nxitur që të merren me këtë proces në mos do të konstatonin për çfarë bëhet fjalë dhe si ta aplikonin atë në tretmanin e shërimit të plagëve edhe në pjesë të tjera të trupit.

Në gojë janë zbuluar proteina të cilat zvogëlojnë inflamacionin dhe nxisin qelizat të cilat janë të domosdoshme që plaga të mbyllet.

Me shtimin e kësaj proteine në lëkurën e minjve, është arritur shërim më i shpejtë i plagëve. Derisa plagët në duar shërohen 0,1 milimetër në ditë, në gojë shërohen 0,3 milimetra në ditë, që është dy herë më shpejt.

Këto proteina ndikojnë në shërimin e shpejtë, prandaj plagët në gojë shërohen për 6 ditë pa lënë shenja, ndërsa ato në duar shërohen më gjatë deri në dy javë.

Shkencëtarët E University of California në San Diego, konstatojnë që goja ndoshta fsheh sekretin se si ta përshpejtojnë shërimin në gjithë trupin duke shtuar përqendrimin e këtyre proteinave.