Me jogë uleni nivelin e sheqerit në gjak

Shëndetësi May 10, 2018 - 13:32
Lexo detajet

Një studim ka zbuluar se personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 mund të marrin një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë edhe uljen e niveleve të sheqerit në gjak, nëse bëjnë joga, transmeton "Zëri.info". 

Shkencëtarët e Universitetit Donghua në Shangai kanë analizuar 12 eksperimente të ndryshme, të kryera mes viteve 1992-2014, ku janë përfshirë më shumë se 800 pacientë të cilët vuanin nga diabeti i tipit 2, për të parë sa efekt mund të ketë joga te këta persona.

Të gjithë pjesëmarrësit merrnin mësime joga, ndërkohë që një pjesë e tyre merrnin edhe trajtime për diabetin.

Hulumtuesit shkencorë në krye me autoren kryesore të studimit Jie Cui analizuan efektet e jogës te nivelet e glukozës në gjak, kolesterolit, triglicerideve, HbA1c etj, transmeton "Zëri.info". 

Duke u bazuar te këto të dhëna, ata dolën në përfundimin se joga ul në mënyrë të konsiderueshme nivelet e sheqerit në gjak dhe alternon rezultate të tjera klinike të rëndësishme te pacientët me diabet të tipit 2. /Zëri/