A duhet të pimë ujë derisa hamë bukë?

Shëndetësi April 24, 2018 - 11:29
Zbulohet e vërteta

Ka shumë artikuj ku thuhet se është e ndaluar të hamë bukë dhe të pimë ujë në të njëjtën kohë. Disa thonë se uji e hollon acidin e lukthit. Disa të tjerë mendojnë se të pish ujë të bënë të shtosh peshë, transmeton Zeri.info.

Disa të tjerë madje mendojnë se uji bën që ushqimi të mos përpunohet dhe të dal nga lukthi më shpejtë!

A mund të jetë kaq i dëmshëm uji i zakonshëm?

Bright Side ka vendosur që më në fund të zbulojë të vërtetën rreth mitit të pirjes së ujit derisa hamë, transmeton zeri.info.

Çfarë ndodh në lukth me ushqimin dhe ujin?

Image

Procesi i tretjes fillon pikërisht në momentin kur e mendojmë vaktin tonë të ardhshëm: pështyma fillon e prodhohet në gojë. Kur përtymin ushqimin, e përziejmë atë me pështymë që përmban enzime që janë të nevojshme për tretjen e tij.

Pastaj, ushqimi i zbutur kalon në lukth ku përzihet me acidin e lukthit. Mesatarisht, lukthit i duhen 4 orë që të tretë ushqimin plotësisht, pra ta kthej në një formë të lëngshme. Ky lëng pastaj kalon në zorrë, nga ku merren të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për trup. 

Uji nuk rri në lukth për aq kohë të gjatë. Për vetëm 10 minuta një gotë ujë kalon nga lukthi në zorrë. Andaj, nëse pini ujë derisa hani, ai ujë nuk formon “pellgje”  në lukth. Pra ai përshkon ushqimin që po përpunohet shpejt, e lagë dhe del nga lukthi shpejt, transmeton Zeri.info.

Lëngjët nuk e ulin aciditetin

Organizmi jonë është i komplikuar por shumë mirë i harmonizuar. Nëse lukthi e ‘ndjen’ që nuk mund të tretë diçka, ai prodhon më shumë enzime dhe e rrit aciditetin e lëngut brenda. Edhe nëse pi ujë me shishe, ai nuk do të ndikojë në shkallën e aciditetit.

Po ashtu, vlenë të ceket që edhe lukthi ‘furnizohet’ me ujë dhe ushqim. Mesatarisht, një organ i njeriut është 86% ujë.

Meqë ra fjala, disa studime kanë vënë në pah që disa ushqime e ulin shkallën e aciditetit në lukth, mirëpo kthehet në normalitet shumë shpejt.

Lëngjët nuk ndikojnë në shpejtësinë e tretjes

Nuk ka asnjë studim konkret që e dëshmon se lëngjet e shtyejnë ushqimin të dal nga lukthi në zorrë pa u tretur mirë. Shkencëtarët supozojnë se lëngjët dalin nga trupi më shpejtë se ushqimi por nuk ndikojnë në shpejtësinë e tretjes.  

Pra, a mund të pimë ujë derisa hamë?

Image

Nëse pini derisa hani, nuk do të bëni asnjë dëm. Përkundrazi, uji ndihmon nqë ushqimi të zbutet. Por mos pini pa e gëlltitur ushqimin që keni në gojë, pasi që duhet të ketë mjaftushëm pështymë në ata ushqim që përmban enzimet e nevojshme, shkruan BrightSide, përcjell Zeri.info.

Ka edhe disa benefite të tjera që sjellë pirja e ujit derisa hamë. Disa studime tregojnë se kur një person ndalon për të pirë ujë, e ngadalëson procesin e ngrënjës. Dhe si rezultat, ti ha më pak; gjë që është mirë.

Po ashtu, nëse pini çaj në vend të ujit gjatë ngrënjës, gjithçka është në rregull edhe ashtu. Studimet tregojnë se nuk ka kurrëfarë ndryshimi në shkallën e aciditetit pasi të keni pirë çaj apo ujë.

Temperatura e ujit që pini derisa hani nuk ndikon aspak në shpejtësinë e tretjes apo në sasinë e lëndëve ushqyese që absorbohen.  Lukthi e nxehë dhe e ftohë ushqimin në temperaturën e nevojshme./Zeri