Si ta përmirësoni funksionimin e mëlçisë?

Shëndetësi March 12, 2018 - 13:36
Këshilla se si ta përmirësoni funksionimin e mëlçisë

Mëlçia është organi i dytë më i madh në trup, menjëherë pas lëkurës dhe luan një funksion shumë të rëndësishëm, është një “filtër” për trupin e njeriut.

Nëse doni të përmirësoni funksionimin e mëlçisë suaj mund ta bëni me këto këshilla të thjeshta, transmeton "Zeri.info".

- Pini shumë ujë me limon:

Image

Duhet të pini gjatë ditës rreth 8-10 gota me ujë të pastër dhe të filtruar. Kjo është mënyra e vetme që mëlçia juaj mund të largojë të gjitha toksinat nga trupi. Për përmirësimin e mëtejshëm të mëlçisë filloni çdo ditë me një gotë të mbushur me lëng limoni të freskët.

LEXO EDHE: Ja pse është mirë të konsumoni farat e lirit

Limoni do të ndihmojë mëlçinë tuaj për të rritur fuqinë e detoksikimit. Acidi i citrusit nga limoni stimulon mëlçinë për të prodhuar vrer, e cila është një nga mënyrat e eliminimit të substancave të këqija nga trupi.

- Konsumoni perime:

Image

Përpiquni të hani shumë ushqime që janë të mira për rigjenerimin e mëlçisë, që përfshin një numër të ushqimeve që mund të gjenden në tregun e gjelbër. Perimet e gjelbra, karota, lakra dhe brokoli duhet të gjenden në menynë tuaj të përditshme, përcjell "Zëri". Këto ushqime janë të rekomanduara për njerëzit që janë duke bërë detoksikimin e mëlçisë dhe është mirë për të ngrënë 1-2 racione në ditë. Veçanërisht janë të mira: brokoli, qepa, hudhra, sepse ato përmbajnë shumë squfur, i cili është i nevojshëm për përmirësimin e punës së mëlçisë.

- Mos e ngarkoni shumë: Mëlçia juaj punon shumë për të larguar toksinat që hyjnë në trup, kështu që ajo me të vërtetë nuk ka nevojë për punë shtesë, në formën e alkoolit dhe analgjetikëve të fortë. Në përgjithësi, marrja e rregullt e medikamenteve kundër dhimbjeve është arsyeja kryesore e sëmundjeve të mëlçisë. /ZËRI/

Image