Mos keni frikë të uleni këmbëkryq!

Shëndetësi February 26, 2018 - 10:55
Ja pse nuk duhet të keni frikë

Në qoftë se uleni këmbëkryq dhe keni dëgjuar se kjo është gjë e keqe për shëndetin tuaj, është koha “për të ndalur ndjenjën e fajit”.

Kryqëzimi i këmbëve nuk ka efekte negative mbi shëndetin, thonë ekspertët, transmeton "Zeri.info".

Në analizimin e studimeve që kanë hulumtuar lidhjen në mes të uljes këmbëkryq dhe zgjerimit të venave, të nervave të dëmtuara dhe të presionit të lartë të gjakut, ekspertët kanë ardhur në përfundim se “me këtë veprim nuk e dëmtoni shëndetin tuaj, por është mjaft e rëndësishme të mos qëndroni në këtë pozicion derisa këmbët të fillojnë të mpihen”. 

Ulja në çdo pozicion për një periudhë të gjatë kohore mund të çojë në dëmtime nervore, theksojnë shkencëtarët, përcjell "Zëri".

Gjithashtu ata thonë se pas një studimi u zbulua se presioni i gjakut në fakt rritet lehtë kur kryqëzoni këmbët tuaja, por shumë shpejt kthehet në nivel normal dhe kjo nuk përbën rrezik për shëndetin.

Kur është fjala për venat e zgjeruara, shkencëtarët thonë se ulja në këtë pozicion nuk ka të bëjë me këtë, por një problem i tillë lind kryesisht si rezultat i gjenetikës. /ZËRI/