Rrushi sjell dobi të shumta për shëndetin

Shëndetësi November 20, 2017 - 12:21

Rrushi është një frutë shumë e dobishme për organizmin e njeriut dhe kontribuon në shëndetin tonë. I bardhë apo i kuq, kjo nuk ka shumë rëndësi.

Ajo çfarë na rekomandojnë mjekët është konsumimi i të paktën një çerek kilogrami rrush në ditë nga të gjithë personat, pavarësisht moshës, transmeton "Zeri.info".

Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eliminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçinë e zezë dhe stabilizon rrahjet e zemrës.

Nuk do të thotë që ju duhet të hani vetëm sasinë e rrushit të cekur më lart, por mund të konsumoni edhe më shumë pasi dobitë janë shumë të mëdha. /ZËRI/