Ja se çka mund të tregojë se sa do të jetoni

Shëndetësi March 21, 2017 - 21:51

Humbja e dhëmbëve mund të zbulojë se sa kohë do të jetoni sipas një studimi të ri. Ja se si ...

Ata që i kanë të gjitha dhëmbët e tyre në moshën 74 vjeçare kanë më shumë gjasa të përjetojnë njëqind vite se të tjerët, thonë shkencëtarët.

Numri i dhëmbëve që njerëzit humbasin është një tregues kyç i asaj se sa kemi kujdes për shëndetin tonë, dhe është i lidhur shpesh me lloje të ndryshme të stresit që një person përjeton në jetë.

Me fjalë të tjera, ky studim i cili u botua në revistën "Periodontology 2000" ka treguar se njerëzit të cilët kanë humbur pesë ose më shumë dhëmbë nga mosha 65 vjeçare ka të ngjarë të vuajnë prej probleme të rënda shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe osteoporoza, të cilat mund të ndikojnë në gjatësinë e jetës.

Shumica e këtyre sëmundjeve është e lidhur me cilësinë e jetës së njerëzve, si dhe statusin e tyre social-ekonomik.

"Ka shumë arsye pse dikush mund të humbasë dhëmbët e vet, kjo mund të ndodhë për shkak të traumave, pirja e duhanit, ose për shkak të higjienës orale", thotë Dr. Nigel Carter. Ai shton se çdo gjë që ndodhë në gojën tonë është një tregues i shëndetit tonë dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje çdo gjëje që mund të ndikojë në problemet e mëvonshme.

Ekspertët theksojnë se është e domosdoshme që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje me pasta që përmbajnë fluoride, duhet të zvogëlojë futja e sheqerit dhe pijeve të ëmbëla, por edhe duhet vizituar rregullisht dentistin.