Dëshironi bark të rrafshët, ja disa këshilla
Për të pasur stomak më të rrafshët, nuk keni nevojë të mbeteni të uritur, apo të mbani dietë. Ju vetëm duhet të ndryshoni disa nga shprehitë tuaja apo zëvendësimin e tyre me ato të reja dhe brenda pak ditësh do të shihni progresin.
- Shmangni kripën: Kur merrni më shumë kripë se zakonisht, përkohësisht mbani ujin dhe lëngjet në trup, e cila mund të kontribuojë në ndjenjën e inercisë dhe të rezultojë në fryrje stomaku. Shmangni kripën, ushqimet e përpunuara dhe erëzat me bazë kripën. Gjithashtu, duhet të shmangni ushqimet e gatshme nga mikrovala, sepse janë plot me natrium.
- Zvogëloni futjen e karbohidrateve: Qëndro larg nga karbohidratet e rënda, të tilla si, makarona dhe pasta. Kur të zvogëloni konsumimin e tyre në të ushqyerit e përditshëm, trupi juaj do të fillojë të konsumojë rezervat e grumbulluara të karbohidrateve dhe në të njëjtën kohë do të nxjerrë jashtë fluidet e akumuluara.
- Largoni qumështin nga të ushqyerit: Nëse keni probleme me gazrat, ndiheni i ngadaltë dhe i fryrë, mund të jeni intolerant ndaj laktozës. Kjo ndodh te njerëzit që kanë problem për të tretur sheqerin në qumësht, e cila mund të rezultojë në dhimbje barku, fryrje dhe madje edhe diarre. Provoni ushqim që nuk është i pasur në laktozë, të tilla si, djathë i fortë dhe kos, shkruan "Zeri".
- Bëhuni aktiv për çdo ditë: Një studim nga universiteti i Barcelonës sugjeron se aktiviteti i lehtë fizik largon fryrjen e stomakut. Kjo është për shkak se ajo rrit normën e zemrës, kurse frymëmarrja stimulon kontraktimet natyrale të muskujve të zorrëve, duke ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut, akumulimin e gazit dhe përshpejton tretjen. Bëni shëtitje pasi që të keni ngrënë.