Ushqimet djegëse ndikojnë në jetëgjatësi

Lifestyle February 14, 2016 - 09:37

Në një studim të realizuar nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard thuhej se njerëzit që hanin ushqime djegëse pothuajse çdo ditë kishin rrezik 14 për qind më të ulët për të vdekur krahasuar me njerëzit që hanin ushqime djegëse një herë në javë.

Studiuesit vlerësuan informacionin shëndetësor dhe dietat e gati 500.000 njerëzve në Kinë nga viti 2004 deri në vitin 2008, duke i mbikëqyrur ata edhe disa vjet më vonë, transmeton "Zëri".

Studimi ishte vëzhgues, kështu që nuk ka treguar se të gjitha ushqimet djegëse kanë qenë shkak që njerëzit të jetojnë më gjatë. 

Njerëzit që i kanë konsumuar rregullisht erëzat, veçanërisht specat djegës të freskët kishin më pak të ngjarë të vdisnin gjatë periudhës së studimit në krahasim me ata që konsumuan ushqim me erëza më rrallë.

“Disa dëshmi nga studime të tjera tregojnë se përbërësit bioaktivë, që ndodhen në ushqimet djegëse, mund të ulin kolesterolin e keq dhe trigliceridet, si dhe të përmirësojnë inflamacionin”, thotë autori i studimit Dr. Lu Qi.

Ndërkohë duhet të bëhet dhe kujdes pasi ushqimet pikante mund të shkaktojnë rritje të acidit të stomakut tek disa njerëz, duke shkaktuar urth, prandaj është e rëndësishme që para konsumimit të tyre duhet të konsultoheni me mjekun përkatës. /ZËRI/