Truku i thjeshtë që ju ndihmon që orkideja juaj të çelë vazhdimisht

Truku i thjeshtë që ju ndihmon që orkideja juaj të çelë vazhdimisht

Lifestyle March 20, 2024 - 13:14

Orkideja është një lule mjaft delikate, por mund “lulëzojë vazhdimisht” kur kujdeseni për to dhe ekziston një metodë e thjeshtë se si mund ta arrini këtë.

Siç e dinë shumica e njerëzve, bimët e bukura të shtëpisë mund të lulëzojnë në kushte të lagështa dhe kur u jepet sasia e duhur e dritës së diellit dhe ujit. Një orkide e lumtur dhe e shëndetshme mund të lulëzojë për gjashtë deri në dhjetë javë, dhe që procesi të ndodhë përsëri – ju ndihmon të dini se çfarë hapa duhet të ndërmerrni, shkruan The Mirror.

Por, cila është metoda efikase për të bërë që orkideja e juaj të lulëzojë vazhdimisht?

Ekspertja e bimëve, Kiva Kriti rekomandon që njerëzit të përdorin një produkt shtëpiak, që mund ta keni lehtësisht në kuzhinë përpara se të ujitni orkidenë tuaj.

Ajo thotë se përdorimi i lëvozhgës së bananes bën mrekulli dhe siguron që orkideja e juaj të lulëzojë vazhdimisht.

Kriti tha se duhet ta bëni këtë metodë çdo 10 ditë.

Krejt çfarë duhet të bëni është të merrni lëvozhgat e bananes dhe t’i copëtoni, t’i vendosni për disa orë në një enë me ujë të ngrohtë.

Pas kësaj, merrni lëngun nga ena dhe ujiteni orkidenë tuaj dhe prisni derisa ta “absorbojë” ujin.