Çfarë i bën adoleshentët e sotëm kaq pesimistë për të ardhmen?

Çfarë i bën adoleshentët e sotëm kaq pesimistë për të ardhmen?

Lifestyle March 05, 2024 - 13:46

Në dukje të patrembur, ose kështu është thënë se duhet të jenë. Të qenit i ri nënkupton edhe jeni “të pathyeshëm”, jo të poshtëruar apo të mërzitshëm.

Me plot bindjen se gjërat do t’i bësh shumë më ndryshe dhe sigurisht shumë më mirë.

Megjithatë gjysma e adoleshentëve britanikë mendojnë se deri në moshën 30 vjeç nuk do të arrijnë të jenë në gjendje aq të mirë, sa prindërit e tyre. Përfundime këto të arritura pas një sondazhi të realizuar mes 14 – 17 vjeçarëve nga shoqata e bamirësisë Barnardo’s,

Kjo duhet të ndezë edhe kambanat e alarmit. Pasi konfirmohet ajo që është thënë prej kohësh, se po bëhet më e vështirë për të rinjtë. Mundësia për të blerë një shtëpi, pavarësisht se sa përpiqen është një tjetër element që duhet vënë në pikëpyetje. Fëmijët me prindër të një shtrese punëtore, besonin se do ta kishin më të vështirë, në krahasim me fëmijë prindërit e të cilëve kishin profesione të caktuara që të arrinin të bënin një jetë të qetë, apo të kishin një punë që ju pëlqente.

“Mamaja ime është infermiere, e diplomuar dhe ajo lufton dhe punon për të paguar faturat. Jeta ime ndoshta mund të jetë akoma edhe më e vështirë”, shprehet njëri prej tyre.

Si adoleshente në vitet 1980, nuk e di se si do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje.

Ne u rritëm përmes një recesioni të zymtë dhe kërcënimit të jashtëzakonshëm të një lufte bërthamore që në fund të fundit nuk ndodhi kurrë, por ne ishim ende fëmijët e një brezi të lëvizshëm shoqëror të pasluftës që ishte i kushtëzuar të besonte në logjikën e përparimit.

Shumë prej nesh do të ishin të parët në familjet tona që do të shkonin në universitet, duke shijuar atë që nuk e dinim ende se do të ishte një vend i përkohshëm ku aksesi po zgjerohej, por marrja e një diplome ishte ende falas.

Prona ishte ende aq e lirë, pa e kuptuar se brenda pak vitesh, do të ishte bërë e papërballueshme.

Dhe veçanërisht për vajzat, kishte një ndjenjë dhe mendim se jeta do të ishte më emocionuese në krahasim me atë të nënave tona. Do të kishim karrierë, do të shihnim botën edhe pse koha solli pjesën e saj të zhgënjimeve, padyshim.

Por në retrospektivë, ende duket dhe ndihem me fat në krahasim me fëmijët tanë adoleshentë, të cilët po rriten në një botë që sa vjen bëhet edhe më e mbyllur. Sidomos edhe pas përjetimit të një pandemie si ajo e COVID-19.

Shëndeti mendor duket një çështje shumë e brishtë dhe probleme të tilla sa vijnë e rriten. Po ashtu ka edhe një rënie të frekuentimit të shkollës, shumë adoleshentë e braktisën shkollën, disa prej të cilëve edhe për të mos u kthyer më. Dhe ajo që gjithashtu është edhe më kryesore është fakti se nuk po shihet asnjë veprim nga qeveria. Ajo që mungon në jetët e shumë fëmijëve nuk është vetëm shpresa, por duhet edhe veprim, reagim.

“Nëse duam që fëmijët të ndihen të sigurt për të ardhmen, asgjë nuk duhet t’i bëjë ata të ndihen të pasigurt edhe në tashmen”, përfundon artikullin, “The Guardian”. /abcnews