Hulumtim: Njerëzit që punojnë në këmbë në zyre lodhen më pak dhe janë më të angazhuar

Lifestyle October 11, 2018 - 21:39
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Hulumtimet e bëra së fundmi thonë se tavolinat në këmbë, të cilat u lejojnë punonjësve të ndryshojnë pozicionin e tyre gjatë ditës, mund të rrisin performancën në punë.

Punëtorëve të NHS’së iu ofruan tryeza të reja në punë, ndërkohë që caktonin qëllimet për kohën e qëndrimit. Pas një viti, studiuesit zbuluan se lodhja u zvogëlua për më shumë se një orë në ditë krahasuar me kolegët e tyre, transmeton Periskopi.

Punonjësit të cilët kaluan më parë kohën ulur, tani me përdorimin e tavolinave që ua mundësojnë atyre  të punojnë  në këmbë, thanë se ndjehen më pak të lodhur dhe më të angazhuar.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga Universiteti Loughborough dhe ekspertë nga Leicester, bëri testimin me  146 punëtorë.

Shtatëdhjetë e shtatë prej tyre iu ofruan tavolinat që u mundësonin të qëndronin në këmbë,  ndërsa 69 të tjerët vazhduan me tavolinat e tyre standarde.

Të qëndruarit në atë pozitë, sipas eksperimentit mundëson edhe  përmirësime në problemet muskuloskeletale.

Po ashtu përmes një pyetësori të cilin iu nënshtruan këta punëtorë, doli se  ata  që përdorin tavolinat e larta,  ishin më pak të shqetësuar.