Shenjat që tregojnë se ka krizë në lidhje

Lifestyle September 24, 2018 - 11:33
Lexoni më shumë detaje

Do të mjaftonte vetëm pak kohë e shkurtër, pak sinqeritet me veten tuaj për të kuptuar se lidhja juaj është drejt përfundimit, ndaj ka ardhur momenti të reflektoni dhe t’i ribëni edhe një herë llogaritë.

Dhe llogaritë para se gjithash bëhen me vetminë, me detyrimin për t’i përballuar problematikat e jetës, por gjithsesi është më mirë që në vend që të fshehim kokën në rërë si struci, të përballemi me realitetin, por asnjëherë përpara se të kemi lexuar më parë pesë shenjat e mëposhtme, transmeton "Zeri.info". 

- Zënkat: Zënkat pa shkak bëhen përherë dhe më të shpeshta dhe kjo tregon se ka krizë në lidhjen tuaj.

- Mungesa e kontaktit fizik: Mungesa e dëshirës për çfarëdolloj kontakti fillojnë të zvogëlohen, duke shkuar deri në kufizim thuajse total të atij fizik e seksual.

- Agresiviteti: Nuk janë të rralla rastet që edhe një gjë e vogël fillon të bëhet shkak për ngritjen e zërit, madje dhe qëndrimi pranë bëhet i padurueshëm, përcjell "Zëri".  

- Mllefet: Veçanërisht për problematika sado të vogla, të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur, janë shpesh një arsye e fortë për konflikte dhe mungesën e dëshirës për t’i ndryshuar gjërat.

- Indiferenca: Para se gjithash nuk ka më vend për asnjë shenjë xhelozie. Vendin e saj e ka zënë indiferenca. /ZËRI/