Lifestyle

Arsyet përse periodat zgjasin më pak se normalisht

Arsyet përse periodat zgjasin më pak se normalisht
22 shtator 2018 • 18 : 20

Lexo detajet

Kur të vijnë periodat, duket sikur nuk do të ikin kurrë. Prandaj kur ato zgjasin më pak se normalisht, mund të duket si një arsye për të festuar. Por, nëse krejt papritur periodat zgjasin nga një javë në vetëm pak ditë, mund të ketë diçka që nuk shkon me ju.

Është normale që periodat të zgjasin pak (nëse periodat zgjasin 2 deri në 3 ditë dhe ka qenë gjithmonë kështu, nuk ka arsye për t’u shqetësuar). Por, është mirë që të vëreni çfarëdolloj ndryshimi në ciklin tuaj menstrual, si në kohëzgjatje ashtu edhe faktorë të tjerë. Kohëzgjatja e periodave varet shumë edhe nga faktorët hormonalë, mjekimet me ilaçe apo ndonjë gjendje e fshehtë shëndetësore, që po ndikon në ciklin tuaj menstrual.

Disa nga këto shkaqe janë krejtësisht beninje, ashtu siç nuk përjashtohen as gjendje shëndetësore serioze.

Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet më kryesore përse periodat krejt papritur nuk ju zgjasin më 6 ditë si më parë, por vetëm 3 ditë.

Keni ndryshuar pilulat për kontrollin e lindjeve

Nëse vëreni ndryshime në ciklin menstrual, duhet të kontrolloni fillimisht metodat që po përdorni për kontrollin e lindjeve. Ato mund të ndryshojnë kohëzgjatjen e ciklit, sidomos pilulat apo pajisja intrauterine kontraceptive(implanti) mund të shkaktojnë shkurtim të periodave.

Ilaçet

Përveç pilulave për kontrollin e lindjeve, ilaçe të caktuara mund të ndikojnë tek ciklit menstrual, kjo si pasojë e përbërësve të tyre kimikë. Ilaçet për lehtësimin e dhrmbjeve (Advil, Naprosyn, ibuprofen etj), ilaçet kundër depresionit, mjekimet për tiroiden etj. mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e ciklit.

Sindroma e vezores policistike

Sindroma e vezores policistike është një gjendje shëndetësore, ku gratë prodhojnë nivele të larta të hormoneve mashkullore, që mund të tejkalojnë ovulacionin. Gratë me sindromën e vezores policistike mund të kenë çrregullime të ciklit. Ato mund të kenë gjithashtu disa muaj që nuk iu ka ardhur cikli menstrual, kjo si pasojë e nivele të çrregullta të hormoneve.

Personat që vuajnë nga sindroma e vezores policistike zhvillojnë kiste në vezore, akne, obezitet dhe rrezikohen nga infertiliteti.

Formim të adherencave mes mureve të brendshme të mitrës

Ky është një komplikacion i rrallë dhe që quhet ndryshe sineki apo sindroma Asherman, një gjendje e rrallë që shfaqet zakonisht tek gratë që i janë nënshtruar procedurës D&C (kyretazhit). Kjo procedurë kryhet zakonisht si një metodë e abortit ose për të trajtuar gjendje të caktuara gjinekologjike.Duhet të dyshohet për këtë komplikacion nëse kemi menstruacione shumë të pakta ose aspak pas kyretazhit.Trajtimi i saj është heqja e aderencave dhe restaurimi i kavitetit uterin përmes histeroskopisë.

Po ushqeni fëmijën me gji

Shumë gra që po ushqejnë fëmijën me gji kanë mungesë të menstruacioneve. Ushqyerja me gji mund të vonojë ovulacionin për gati 18 muaj. Cikli normal do të fillojë vetëm kur ndaloni ose i jepni më pak gji fëmijës.Megjithatë, edhe në këtë rast, cikli do të zgjasë më pak për shkak të luhatjes së hormoneve.

Keni probleme me tiroiden

Mund të duket e çuditshme, por tiroidja mund të ndikojë në ciklin menstrual. Gjendra e tiroides, ashtu si edhe hormonet që rregullojnë ovulacionin dhe ciklin menstrual, drejtohen nga aksi i hipofizës-hipotalamusit në tru. Nëse një aspekt i këtij aksi prishet, e njëjta gjë ndodh edhe me aspektet e tjera.

Simptoma të tjera të problemeve me tiroiden janë: ndryshimet në peshë dhe oreks, rrahje të shpejta zemre, ndjesi ankthi, rënie të flokëve etj.

Jeni në fazën e perimenopauzës

Me kalimin e moshës, kohëzgjatja e ciklit menstrual fillon të ulet – sidomos për gratë që janë afër fazës së menopauzës. Perimenopauza, periudha para menopauzës, ku trupi fillon tranzicionin hormonal, zakonisht fillon në të 40-tat e grave dhe zgjat 4 deri në 6 vjet.

Gjatë kësaj kohe gratë mund të kenë shkurtim të ciklit menstrual ose mungesë të menstruacioneve.

© zëri.info