Përmes këtyre këshillave do të keni bark të rrafshët

Lifestyle August 15, 2018 - 10:50
Këshilla

Për të pasur stomak të rrafshët nuk keni nevojë të mbeteni të uritur ose të mbani dietë, transmeton "Zeri.info".

Ju vetëm duhet të ndryshoni disa nga shprehitë tuaja ose zëvendësimin e tyre me ato të reja dhe brenda pak ditësh do të shihni progresin

Shmangni kripën

Image

Kur merrni më shumë kripë se zakonisht përkohësisht mbani ujin dhe lëngjet në trup, që mund të kontribuojë në ndjenjën e inercisë dhe të rezultojë në fryrje stomaku.

Shmangni kripën, ushqimet e përpunuara dhe erëzat me bazë kripën. Gjithashtu duhet të shmangni ushqimet e gatshme nga mikrovala, sepse janë plot me natrium.

Zvogëloni futjen e karbohidrateve

Qëndro larg nga karbohidratet e rënda, të tilla si makarona dhe shpageta, përcjell "Zëri". Kur të zvogëloni konsumimin e tyre në të ushqyerit e përditshëm trupi juaj do të fillojë të konsumojë rezervat e grumbulluara të karbohidrateve dhe në të njëjtën kohë do të nxjerrë jashtë fluidet e akumuluara.

Largoni qumështin nga të ushqyerit

Image

Nëse keni probleme me gazrat, ndiheni i ngadaltë dhe i fryrë, mund të jeni intolerant ndaj laktozës. Kjo ndodh te njerëzit që kanë problem për të tretur sheqerin në qumësht, që mund të rezultojë me dhimbje barku, fryrje dhe madje edhe me diarre, përcjell "Zeri.info". Provoni ushqim që nuk është i pasur në laktozë, të tilla si djathë i fortë dhe kos.

Bëhuni aktivë për çdo ditë

Image

Një studim nga Universiteti i Barcelonës sugjeron se aktiviteti i lehtë fizik largon fryrjen e stomakut.

Kjo është për shkak se ajo rrit normën e zemrës, kurse frymëmarrja stimulon kontraktimet natyrale të muskujve të zorrëve, duke ndihmuar në parandalimin e kapsllëkut, në akumulimin e gazit dhe përshpejton tretjen. Bëni shëtitje pas që të keni ngrënë. /ZËRI/