Lifestyle

Kujdes me lyerjen e flokëve

Kujdes me lyerjen e flokëve
04 gusht 2018 • 11 : 49

Këto janë pasojat nga lyerja e flokëve

Procesin e lyerjes së flokëve e kanë kaluar pothuajse të gjitha femrat.

Produktet që përdoren për të realizuar këtë proces ndikojnë direkt në shëndetin jo vetëm të lëkurës sonë, por edhe në trurit, përcjell "Zeri.info".

Në njëzet vjetët e fundit kryhen studime të ndryshme kërkimore se si ndikojnë ngjyrat e flokëve në trupin e njeriut.

Gjatë kësaj periudhe është provuar se disa nga këto kimikate janë kancerogjene.

Është vërtetuar se gratë që përdorin rregullisht bojërat e flokëve, në moshën 70-vjeçare kanë rrezik 70 % më të madh nga kanceri, veçanërisht kancerit të fshikëzës, gjakut, palcës së eshtrave dhe gjëndrave limfatike.

Gjithashtu shtohet rreziku i kancerit të gjirit dhe dyshohet se mund të dëmtojë mëlçinë dhe veshkat, të shkaktojë çrregullime të ndryshme hormonale dhe kancerin te fëmijët, kur përdoret në periudha të shkurtra para ose gjatë shtatzënisë.

Po ashtu, është konstatuar se edhe rënia e flokëve ndodh si pasojë e këtyre kimikateve. /ZËRI/

 

© zëri.info