Këto dy maska të thjeshta janë adekuate për fytyrë të thatë

Lifestyle August 02, 2018 - 13:48
Lexo për më shumë detaje

Maskat e përgatitura në shtëpi, jo vetëm që të kursejnë para, por mbi të gjitha janë tejet efektive për fytyrën. Ndaj nëse nuk fantazoni dot me produktet që keni në kuzhinë, “Marie Claire” na sugjeron dy receta që duhet të aplikoni nëse keni fytyrë të thatë. Dhe recetet nuk duan shumë mund, pasi kanë shumë pak përbërës, përcjell"Zeri.info"

Maskë me kakao

Avokado është numri një kur bëhet fjalë për hidratimin e fytyrës, kakao shërben si anti – oksidant dhe mjalti si antibacterial. Dhe ja pra, me vetëm tre përbërës bio, fytyra juaj do të marrë jetë.

Image

 

Fillimisht prit gjysmën e një avokadoje në një tas të vogël. Më pas shtoni një lugë çaji kakao dhe një lugë çaji mjaltë duke i përzierë mirë. Maskën e përgatitur e aplikojmë në fytyrë të pastër dhe të thatë për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe aplikoni kremin hidradant, përcjell"Zeri.info".

Maska me mjaltë

Mjalti shërben si anti – bakterial natyral dhe si përbërësi bazë i maskave kundër akneve. Si fillim ziej dy bustina të çajit kamomil dhe lëre të ftohet. Në një tas të vogël shtoni mjaltë dhe tërshërë dhe mjaftueshëm çaj kamomil në mënyrë që perzierja e krijuar që do të përhapet në fytyrën tuaj të mos jetë shumë e lëngshme. Pas 20 minutash, shpërlajeni me ujë të ngrohtë/ZERI/.

Image