Prindër, mos i lini fëmijët të luajnë këtë lojë

Lifestyle June 21, 2018 - 16:41
Lexo detajet

Shumë shkolla fillore në Australi kanë filluar t’iu dërgojnë letra prindërve të nxënësve rreth lojës Fortnite, e cila është bërë mjaft e popullarizuar edhe në Kosovë, duke i paralajmëruar ata për “efektet negative” në fëmijë dhe adoleshentë.

Disa shkolla në New South Wales dhe Victoria kanë lëshuar paralajmërime për video lojën e popullarizuar, e cila vlerësohet se luhet nga 40 milionë njerëz në botë.

Shkolla Publike “Bondi Beach” në Sidnej u ka thënë prindërve se “është vërejtur një ndryshim në sjellje tek disa nxënës në shkollë, për shkak të Fortnite”, transmeton Gazeta Express.

“Po i vërejmë efektet negative të kësaj loje, veçanërisht tek djemtë dhe më shqetësuese, tek djemtë e klasave të treta”, thuhet në paralajmërim.

Shkolla publike u tha prindërve: “Mundësia për të komunikuar online duke e luajtur këtë lojë është duke çuar në bulizëm online, përdorim të gjuhës së papërshtatshme dhe abuzim”.

Fortnite është një video lojë e cila luhet online, ku qindra lojtarë mund të luajnë në të njëjtën kohë.

Në lojën e cila është inspiruar nga novela japoneze ‘Beteja Mbretërore’ dhe ‘Lojërat e Urisë’, lojtarët duhet të gjejnë furnizime, të ndërtojnë struktura dhe të gjejnë armë për ta eliminuar njëri-tjetrin derisa të mbetet vetëm një person.

Lojtarët mund të luajnë vetëm ose në ekipe, dhe mund të bisedojnë me zë me bashkëlojtarët.Image