Fëmijët kanë përfitime të mëdha nga shalqiri

Lifestyle June 04, 2018 - 11:47
Këto janë përfitimet e shalqirit

Stina e verës po afrohet, kurse njëra nga frutat më të preferuara është shalqiri, transmeton "Zeri.info".

Kjo frutë verore rritet me shumicë në vendin tonë dhe ka një çmim të përballueshëm për këdo.

Por përveç shijes së mirë që ka kjo frutë, e keni menduar ndonjëherë se ai ka edhe shumë dobi për fëmijët tuaj?

Më poshtë do t’jua rendisim disa arsye se pse duhet që fëmija juaj të konsumojë sa më shumë nga kjo frutë.

Siguron një dehidratim të mirë duke balancuar nivelin e ujit në organizëm, përforcon shëndetin e zemrës dhe ul rrezikun e shfaqjes së astmës. Vitamina C që përmban kjo frutë forcon sistemin imunitar, ndërsa prania e vitaminës A te kjo ndihmon në shëndetin e syve, duke i mbrojtur nga sëmundjet.

Zhvillon kockat pasi përmban kalcium dhe magnez.

Po ashtu ka sasi të konsiderueshme të vitaminës B (B kompleks), që ndihmon në sistemin nervor, në qelizat e kuqe të gjakut, në rregullimin e karbohidrateve etj.

Përveç kësaj, ndikon në tretje, pasi ka sasi të mëdha të fibrave. Prandaj prindër mos ngurroni, por shfrytëzojeni sezonin e shalqirit në maksimum duke ua siguruar fëmijëve tuaj të gjitha këto të mira për shëndetin e tyre. /ZËRI/