Si ta kuptoni se ajo s’është e interesuar për ju?

Lifestyle May 28, 2018 - 11:36
Më poshtë e gjeni përgjigjen

Ke takuar një superfemër e cila të pëlqen shumë, por nuk je i sigurt se a të sheh ajo si të dashurin potencial ose vetëm si mik, përcjell "Zeri.info".

Ja si mund ta kuptoni se çka po i sillet asaj nëpër kokë.

Gjithmonë je ti ai që inicion bisedën

Nga ana e saj shumë rrallë vijnë propozimet për shoqërim, ndërsa të duket se nuk është edhe aq e kujdesshme dhe e interesuar të përgjigjet në e-mail, në SMS ose në aktivitetet në “Facebook”, së paku kur për ju bëhet fjalë. Mund të themi, fatkeqësisht, që kjo është një shenjë e qartë se nuk është shumë e interesuar në ty.

Nëse dikush nuk të përgjigjet në thirrje dhe porosi në momentin e njëjtë kur i pranon, kjo nuk do të thotë asgjë! Por nëse kalojnë ditë ose javë dhe asnjë përgjigje nuk arrin, atëherë është më se e qartë se ky person “nuk lodhet” fort për ty, transmeton "Zeri.info".

Ndonëse është e vështirë ta bindni veten, me këtë femër shihet qartë se nuk ju shkon dhe kërkoni dikë tjetër që e meriton mundin dhe vëmendjen tuaj.

Gjithmonë përpiqet që të mos dukeni si çift

Nëse nuk është e interesuar për ty, atëherë do të sigurohet që askush të mos e fitojë përshtypjen se jeni çift, përcjell "Zëri". Do të kujdeset që askush të mos ju shohë duke qëndruar vetëm në kinema, në kafene ose në klub edhe kur ta pranojë thirrjen për takim, atëherë do të jetë e pranishme me shumë shokë e shoqe, vetëm që të mos dukeni si të dashuruar.

Kur të dilni gjithmonë thërret edhe dikë

Kudo që gjendet me ty, aty është edhe njëra nga shoqet e saj. Këtë gjë e bën për dy arsye, ose fatkeqësisht nuk i pëlqen dhe përpiqet të sigurohet që të mos tentoni të ndërmerrni më ndonjë hap për të filluar lidhje, ose ende nuk është e sigurt për lidhjen dhe kështu mundohet të çlirohet nga nervoza që sjell biseda ndërmjet dy personave.

Flet me ty për djemtë që i pëlqejnë

Hm, mendojmë që sjellja e këtillë është shumë e qartë, apo jo? Por as djemtë nuk mbesin prapa femrave kur bëhet fjalë për vetëmashtrim. As ata shpesh nuk besojnë në diçka derisa dikush nuk ju thotë që atë që e shohin është e vërtetë, përcjell më tutje "Zëri". Të flet për ish të dashurit, komenton për djemtë që i pëlqejnë dhe shkurt dëgjon të gjitha ato që zakonisht i dëgjojnë miket e saj dhe kjo është shenjë e qartë se nuk të përjeton si princin nga ëndrrat e saj.

Nuk ka “prekje të rastësishme”

Kjo është sepse dëshiron të të mbajë në distancë. Nëse largohet gjatë përpjekjeve tuaja, kjo është shenjë shumë e sigurt se në mes jush nuk do të ketë asgjë më shumë sesa miqësi.

Shpesh kërkon disa shërbime

Kjo është edhe njëra nga shenjat se ajo nuk të sheh si të dashur potencial. Miqtë janë ata nga të cilët huazoni DVD, kërkohet ndihmë kur të zhvendoseni dhe të ngjashme. Kur bëhet fjalë për tentim në fillimin e një lidhjeje atëherë personat e caktuar punojnë në arritjen e qëllimit, pra bashkimin e tyre dhe ata nuk kanë kohë e nuk merren me kërkesat për kryerjen e shërbimeve të caktuara. /ZËRI/