Sjelljet e xhelozisë që i urrejnë meshkujt

Lifestyle April 22, 2018 - 18:00
Ja cilat janë këto sjellje

Kur e dashuroni vërtet dikë është e vështirë të kontrollosh edhe xhelozinë, por mos harroni se meshkujt nuk i duan këto sjellje xhelozie të partneres.

Kur i dashuri juaj lë celularin në tavolinë kur është duke bërë dush a vraponi të lexoni mesazhet? Nëse po, atëherë kjo do të thotë që ju nuk e besoni atë.

Është normale ta pyesni se kujt po i shkruan kur jeni ulur pranë njëri-tjetrit por nuk është e nevojshme të bëni kërkime në gjithë inbox-in e tij të mesazheve apo emaileve kur ai nuk është prezent, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thoni që ju nuk keni besim tek ai dhe pse duhet të qëndroni me një person që mendoni se ju mashtron?

Kur bëni ‘shefen’

Disa meshkuj nuk vënë re fjalët tuaja se çfarë ata duhet të veshin apo duhet të hanë, por nuk tolerojnë kur i thoni se me kë duhet apo jo të dalin. Nëse ju gjithmonë i ulërini atij për ndonjë mikeshë kjo nuk e bën të lumtur. Mund ta kuptojmë zemërimin tuaj kur mikesha në fjalë është ish e dashura, por nëse e ke të qartë që është thjesht mikeshë, lëre mënjanë zemërimin dhe xhelozinë.

E telefononi vazhdimisht

Është normale që të telefonosh apo t’i shkruash atij 1 ose 2 herë në ditë. Por nëse e telefonon çdo orë që kalon, për të kuptuar se ku ndodhet dhe çfarë fshihet pas zërave pranë tij, marrëdhënia juaj është në rrezik. Nëse nuk keni besim te ai, kjo lidhje se ka të gjatë!

Pyetje kurioze

Kur ai kthehet nga shtëpi e ndonjë shoku a i bëni atij një kuiz se çfarë bën ata sepse ti në të vërtet nuk beson që ai ka qenë me shokët? Mund t’i bëni pyetje për kuriozitet por nuk është e nevojshme të vazhdoni të pyesni derisa të gjeni diçka për tu grindur me njëri-tjetrin.

Shfaqni pasiguri

Sa herë që ai sheh një vajzë tjetër ju përfundoni duke qarë? Është normale për lëniet njerëzore të shikojnë qenie të tjera, edhe pse janë në një lidhje tjetër. Nëse ai është duke bërë diçka të papërshtatshme atëherë keni të drejtë të flisni. Por nëse ai i buzelësh kamerieres për të qenë i sjellshëm, mos e pyesni nëse ajo i duket më e bukur se ju.

Flakni çfarë ju del përpara

Disa njerëz flakin tutje sende kur janë të nervozuar. Disa të tjerë do të thyenin edhe xhamat po të mundnin, shkruan revistaclass. Nëse bëhesh e dhunshme sa herë që bëhesh xheloze, ai nuk do dojë të të ketë më pranë vetes. Edhe nëse acarimi juaj është i justifikuar, mundohuni të qetësoheni.

Akuza të tmerrshme

Nëse ai nuk bëhet i bezdisur me ju, do të nervozohet kur ta akuzoni se ka qenë i pabesë. Një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje është besimi dhe nëse ju i tregoni atij mosbesim, marrëdhënies suaj mund t’i vijë edhe fundi. Gjeni fakte përpara se të ngrini akuza mbi diçka të rëndë. /Telegrafi/