Ja si të keni një bel të formësuar!

Lifestyle March 15, 2018 - 14:30
Këshilla

Kemi lajme të mira për ju, beli formësohet më së lehti!

Me këshillat tona mund të arrihet kjo pa aplikuar dietat e mundimshme dhe ushtrime rigoroze, por me ndryshime minimale në stilin e jetës.

Dhe rezultatet do të jenë të dukshme shumë shpejt. Asgjë nuk është aq joshëse sesa beli femëror i formësuar, transmeton "Zeri.info".

Flini me rregull

Image

Një studim amerikan ka treguar se femrat të cilët flenë të paktën shtatë orë në ditë kanë bel të hollë sesa ato që flinin pesë ose më pak orë.

Mungesa e gjumit prish ekuilibrin e hormoneve në trup që rregullojnë oreksin.

Kjo është arsyeja pse hani më shumë kur jeni të lodhur dhe të dërmuar, sidomos ushqime me plot karbohidrate, të tilla si: pasta, çokollatë e tortë, veprim i cili nuk është i mirë. Këto janë ushqime që duhet të shmangen.  

Konsumoni drithëra

Studimet e fundit treguan se përdorimi i drithërave ndikon në humbjen e yndyrës nga beli.

Kjo mënyrë e të ushqyerit, jo vetëm që ndihmon të shkrihet yndyra, por përmirëson tretjen dhe ndihmon në lirimin e toksinave.

LEXO EDHE: Domatja ul prekjen nga kanceri i prostatës

Pra, zëvendësoni bukën e bardhë me atë integrale, makarona dhe oriz, si dhe konsumoni më shumë drithëra me kokërr të plotë.

Alkooli është armiku më i keq

Image

Duke parë se ku depozitohet yndyra në trupin tuaj, mund të konkludohet se cilat gabime i bëni në mënyrën e të ushqyerit dhe jetesës. Yndyra në pjesën e belit, vetëm mbi rrip, zakonisht do të thotë se e teproni me ëmbëlsira ose me alkool.

Jo vetëm që alkooli ndikon në depozitimin e yndyrës rreth belit, por i irriton organet e brendshme, të cilat mund të krijojnë “belin e birrës”.

Kjo nuk do të thotë se ju duhet plotësisht të harroni pijet tuaja të preferuara, por vetëm sigurohuni që të paktën katër ditë në javë të mos pini alkool apo pini ujë mes pijeve. /ZËRI/