Dëshironi t’i zbardhni dhëmbët, ja produktet!

Lifestyle January 29, 2018 - 11:19

Buzëqeshja juaj për shkak të kafesë, cigareve dhe prej çajeve të shumta që konsumoni është gjithçka tjetër përveçse e bardhë?

Shumë keq, por edhe në këtë rast mund të ndërhyjmë pa bërë ndonjë trajtim kimik që mund të shkatërrojë smaltin apo që i bën keq shëndetit.

Përveç këtyre, midis shumë produkteve kimike në treg që u dedikohen zbardhjes së dhëmbëve ekzistojnë një seri përbërësish natyralë, më pak të dëmshëm dhe po aq efektivë, përcjell "Zëri".

Kështu që ne po ju propozojmë disa mënyra më të lehta dhe më të lira për t’i zbardhur dhëmbët:

- Sodë bikarbonat dhe kripë:

Image

Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë, atëherë ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh.

Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës (sode buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë, transmeton "Zeri.info". Por, mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund ta dëmtojë smaltin.

- Uji:

Image

Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë t’i parandaloni njollat.

- Qumështi në çaj:

Image

Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për t’i shmangur njollat te dhëmbët. Kështu që mos harroni t’i shtoni ato në pijet tuaja të preferuara.

- Sherbelë e freskët:

Image

Merrni një gjethe sherbele të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë.

Image

Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare. /ZËRI/