Këto ushqime reduktojnë urinë

Lifestyle January 18, 2018 - 09:07

Nëse keni frikë se do të grumbulloni peshë gjatë këtyre ditëve, ja disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të humbni peshë.

Ka ushqime që e përshpejtojnë metabolizmin, zbusin të uriturit ose thjesht shkrijnë dhjamin, përcjell "Zëri".

Nëse keni ato në tavolinë çdo ditë dhe i kushtoni kujdes të duhur ushqimit nuk do të keni probleme.

Sigurisht, nutricionistët rekomandojë sasi më të mëdha të ujit dhe çaj pa sheqer për ta reduktuar urinë.

Piperi i kuq

Image

Një studim interesant për të gjitha femrat që duan të duken mirë në bikini zbulon se vetëm gjysmë luge çaji piper i kuq në ushqim mjafton për ta reduktuar oreksin, transmeton "Zeri.info".

Kjo është dëshmuar edhe shkencërisht, pasi speci i kuq ndikon në perceptorët e trurit, të cilët janë të lidhur me të ngrënit, duke u dhënë informacione atyre se jeni të ngopur.

Mollët

Image

Të gjitha pemët dhe perimet të pasura me ujë dhe fibra do t’ju freskojnë. Mollët janë zgjidhja më e mirë për ata që kujdesen për peshën. Ato prodhojnë hormonin GLP -1 dhe truri mendon se jeni të ngopur.

LEXO EDHE: Tonik nga majdanozi për fytyrë të pastër

Po ashtu, mollët posedojnë edhe disa nga vitaminat më të rëndësishme që i nevojiten trupit tuaj dhe njëherësh bëjnë që ju të ndiheni më të ngopur dhe kjo çon në ngrënie më të pakët të ushqimit, por prapë duke përmbushur nevojat e trupit tuaj.

Limoni

Image

Limoni përmban pektinën që djeg yndyrën në stomak, transmeton "Zeri.info".

Acidi i limonit dhe pektina ngadalësojnë thithjen e sheqerit pas një shujte dhe marrin pjesë në djegien e yndyrës. Ne jemi mësuar që limonin më shumë ta përdorim në çaj, por do të ishte mirë që të hamë copa limoni ashtu të freskëta, si dhe të përdoret lëngu i tij në sallata të ndryshme. /ZËRI/