Ushqimet që duhet t’i hani për të jetuar gjatë

Lifestyle December 28, 2017 - 14:31

Së fundmi, kur bëhet fjalë për shëndetin dhe ushqyerjen e shëndetshme, ndërgjegjësimi ashtu si edhe njohuritë e njerëzve janë rritur shumë herë më shumë se në të kaluarën.

Tani të gjithë në një mënyrë ose tjetër përpiqen që të ushqehen sa më shëndetshëm që munden.

Shumica e njerëzve i kushtojnë vëmendje ushqimit të tyre për të përfshirë ushqyesë që luajnë një rol të rëndësishëm në “luftën” kundër viruseve, ftohjeve dhe sëmundjeve.

Në këtë kontekst më poshtë janë shtatë ushqime, të cilat duke i konsumuar rregullisht do të përmirësojnë shëndetin tuaj në një kohë relativisht të shkurtër, transmeton Klan Kosova.

Orizi

Image

ul rrezikun nga sëmundja e diabetit, për shkak të vitaminës B1.

Brokoli 

Image

përmban vitaminën K, që rregullon prodhimin e insulinës kështu që edhe ky ushqim ndihmon kundër diabetit.

Lëngu i boronicës së kuqe

Image

 

tre gota lëng në ditë, të paktën për 40 % ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Avokado

Image

 – burim i pasur i kaliumit që mbron nga shtypja e lartë e gjakut.

Grejpfruti i kuq

Image

 – nëse gjatë ditës, konsumoni të paktën një grejpfrut të kuq, niveli i kolesterolit të keq në gjak ulet për të paktën 20 %.

Kafeja

Image

 – 2 deri 3 filxhanë kafe në ditë, pa sheqer, redukton rrezikun nga sëmundjet e zemrës deri në 53 %.

Perime me ngjyrë të gjelbër

Image

 – rrit nivelin e antioksidantëve në gjak që lufton një numër të madh të sëmundjeve, përfshirë edhe kancerin.