Harroni përgjithmonë thinjat me këtë lëng

Lifestyle November 21, 2017 - 09:23

Ka shumë ngjyra të flokëve në treg që mund të mbulojnë flokët e thinjura, por shumë njerëz preferojnë një zgjidhje natyrale për këtë problem.

Nëse flokët tuaj po thinjen para kohe ose keni disa fije gri që dëshironi të mbuloni, kjo pije që e gjeni më poshtë mund të ju ofrojë një mundësi për ta “kthyer kohën prapa” dhe për të kthyer flokët në ngjyrën natyrale.

Përbërësit e këtij lëngu mund të bëjnë që flokët tuaj të rriten të trasha dhe me shkëlqim, transmeton Klan Kosova.

Madje, ju nuk keni nevojë të përdorni më shampon dhe kondicioner sepse kjo pije do të jetë e mjaftueshme për t’i bërë flokët tuaj që të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Përbërësit:

200 gramë vaj të farave të lirit

4 limonë

3 thelpinj hudhre

1 kg mjaltë

Si ta përgatisni?

Në fillim duhet të përzieni hudhrën dhe limonin së bashku në mikser (blender). Pasi t’i përzieni, shtoni mjaltën dhe përzieni sërish mirë. Më pas shtoni vajin e farave të lirit dhe përzieni të gjitha së bashku.

Këtë përzierje vendoseni në frigorifer dhe lëreni aty të qëndrojë për pak kohë.

Si dhe kur ta konsumoni këtë lëng?

Ju duhet të konsumoni 1 lugë gjelle nga ky lëng, 30 minuta para secilit vakt. Nëse ju hani tri herë në ditë, atëherë duhet ta konsumoni në tri vaktet ditore.

Preferohet të përdorni lugë druri për konsumimin e këtij lëngu sepse kështu do të jetë më efektiv.