Këto ushqime ju shkaktojnë stres

Lifestyle November 13, 2017 - 09:47

Është shumë e natyrshme që kur jeni të lodhur e të stresuar gjeni ngushëllim tek ushqimi, te mëkati më i ëmbël dhe i hidhur që ka krijuar natyra.

Asgjë e keqe në këtë mes dhe sigurisht që nuk ia hidhni sytë selinos apo kërcellit të xhenxhefilit, ushqimeve të ëmbla, të kripura dhe të yndyrshme.

Por do të ishte mirë t’i evitonit. Kështu që nëse jeni të stresuar bëni kujdes me këto ushqime - e dimë që janë të shijshme, por potencialisht të dëmshme, transmeton "Zeri.info".

Patatet e skuqura

Image

Shumë të shijshme, por për fat të keq janë zgjidhja më e keqe për stresin.

Si ato të skuqurat, apo patatinat janë të mbushura me acide yndyrore të ngopura.

LEXO EDHE: Ndjeheni të lodhur vazhdimisht, ja fajtorët

Mund të irritojnë organet e ndjeshme ndaj stresit si stomaku dhe zorrët.

Kapuçinoja

Image

Edhe kafeja me qumësht mund të shkaktojë probleme të tretjes, përcjell "Zeri.info".

Përveç kësaj, kapuçinoja nëse është e ëmbëlsuar me sheqer mund të rrisë dëshirën për ushqime të ëmbla në trupin tonë. Provoni më mirë një çaj natyral bimor.

Akullorja

Image

Sheqernat të cilat rrisin nivelin e glukozës dhe kortizolit në gjak, si dhe laktoza e cila mund të shkaktojnë çrregullime gastrointestinale tek ata persona veçanërisht të ndjeshëm, e bëjnë të padëshiruar këtë ushqim në momentet e stresit.

Pijet e gazuara

Sasia e sheqerit në një gotë me pije të gazuar është e barasvlershme me 10 lugë sheqer.

Sipas revistës së shëndetit “Living”, akoma më tej ëmbëltuesit artificialë rrisin gjasat për diabet.

Alkooli

Ai stimulon përgjigjen natyrale të stresit në trup. Konsumuesit e alkoolit kanë nivele më të larta të kortizolit duke krahasuar me ata që pinë në mënyrë të moderuar ose nuk konsumojnë alkool. /ZËRI/