Portokalli neutralizon efektet negative të ushqimeve të shpejta

Lifestyle November 09, 2017 - 12:32

Përbërësit e portokallit mund të neutralizojnë efektet negative të konsumimit të ushqimeve të shpejta, respektivisht të ushqimit të pasur me yndyra dhe me sheqerna, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikanë, transmeton "Zeri.info".

Studiuesit nga universiteti “Buffalo” kanë analizuar 30 persona të moshës nga 20 deri në 40 vjet.

LEXO EDHE: Vera e kuqe përmirëson funksionimin e mushkërive

Ata kanë vërtetuar se naringenin dhe hesperidin, antioksidues të fuqishëm të cilët gjenden në përbërjen e portokallit, mund të ulin deri në 20% shkaqet e ndezjeve, që krijohen pas konsumimit të rregullt të ushqimit yndyror dhe të ëmbël. /ZËRI/