Dita e parë e vjeshtës: Sot bie bora e parë

Lifestyle September 22, 2017 - 08:11

Në të gjithë Serbinë sot do të mbizotërojë mot i jashtëzakonshëm, i ftohtë dhe me shi, mirëpo në lartësi mbi 1700 metra, pritet të bie edhe borë.

Në majat e Kopaunikut në Serbi pritet që sot gjatë ditës të bie borë. Gjithashtu vendi do të ballafaqohet me temperatura të ulëta, transmeton Express.

Instituti Kombëtar Hidrometeorologjik në Serbi kanë paralajmëruar se në shumicën e vendeve atje do të bie shi dhe do të ketë mot të ftohtë. Të njëjtit, kanë paralajmëruar edhe botë.

Kurse, në Kosovë sot, gjithashtu po mbizotëron mot i ftohtë, më temperatura 17 gradë maksimalja dhe 4 gradë minimalja. Kështu do të jenë temperaturat në orët e mëngjesit, kurse për gjatë ditës, pritet të publikohet raporti i Institutit Meteorologjik të Kosovës.

Image