Vitamina esenciale për pamje rinore

Lifestyle September 21, 2017 - 07:15

Të gjithë ne do të dëshironim për të gjetur eliksirin e rinisë, apo ndonjë ilaç që do të na mundësojë që kurrë të mos dukemi të plakur.

Për shkak të faktit se diçka e tillë është ende e pamundur, ja se si të ruani pamjen rinore të lëkurës tuaj, transmeton "Zeri.info".

Nëse dëshironi të dini se cilat ushqime mund të konsumoni për të ruajtur freskinë dhe bukurinë e fytyrës dhe trupit tuaj, përgjigja është e thjeshtë, çdo gjë që përmban shumë vitaminë C!

Konsumi i rregullt i vitaminës C ruan shëndetin tuaj, mbron nga infeksionet dhe inflamacionet dhe kështu ruani një pamje rinore të lëkurës.

Flokët

Image

Vitamina C është lënda ushqyese më efektive për rritjen dhe forcën e flokëve. Acid askorbik nxit formimin e kolagjenit, që është përgjegjëse për rritjen e flokëve.

Megjithatë, gjëja më e rëndësishme është se ajo mban flokët tuaj të fortë dhe të shëndetshme, përcjell "Zeri.info".

Thonjtë

Image

Vitamina C mban lëkurën e gjallëruar, ushqen indet lidhore të kockave dhe kështu mban thonjtë të shëndetshëm. Nëse thonjtë tuaj rriten ngadalë, rekomandohet për të rritur konsumimin e kësaj vitamine.

Thjesht hani (ose pini) më shumë portokallinj dhe fruta të tjera agrume, por edhe të gjitha perimet dhe frutat e tjera.

Lëkura

Image

Kjo vitaminë e bën lëkurën e shëndetshme dhe të bukur. Rregullon prodhimin e sebumit dhe lufton radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes. Gjithashtu parandalon formimin e të ashtuquajturave njolla të moshës, forcon kapilarët, vonon formimin e venave të zgjeruara dhe parandalon gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve.

Është dëshmuar se femrat në moshë të pjekur të cilat kanë konsumuar tërë jetën plotë vitamina, kanë më pak rrudha dhe nuk kanë asnjë problem me lëkurën e thatë. /ZËRI/