Meshkujt urrejnë të dëgjojnë këto gjëra që bëjnë femrat

Lifestyle August 21, 2017 - 09:52

Derisa për femrat disa fjali janë pjesë normale e jetës së përditshme, për meshkujt ato mund të jenë shkak për alarm, apo shkas për grindje.

Ja gjërat që urrejnë të dëgjojnë meshkujt.

Ne duhet të bisedojmë

Këtë frazë meshkujt e shohin si një “hyrje” për probleme të mundshme, transmeton "Zeri.info".

Edhe në qoftë se ajo dëshiron të bisedojë rreth asaj për të marrë një qen ose të shkojnë në ndonjë udhëtim, kjo fjali tingëllon sikur i referohet momentit që diçka është e gabuar dhe tashmë që në fillim mund të ndjehet fajtor.

Meshkujt preferojnë që femrat menjëherë të kalojnë në temë, në vend të përdorimit të termave dramatikë.

Kam biseduar me shoqet

Femrat, sikurse meshkujt, flasin me mikeshat e tyre në lidhje me seksin. Por, ndërsa pjesëtarët e gjinisë së fortë përgjithësisht flasin për seksin, mburren për epshin dhe aftësitë e tyre, femrat flasin për situata të veçanta, për të krahasuar ose për të kërkuar këshilla.

Asnjë mashkulli nuk i pëlqen të dëgjojë se diskutohen aftësitë e tij seksuale, të bëhen tallje apo analiza në lidhje me të, por sigurisht vetëm nëse bëhet fjalë për lavdërim.

Pse gjithmonë...?

Një nga gjërat që meshkujt nuk i tolerojnë është qëndrimi i përgjithësuar me të cilin femrat dinë se si të fillojnë një bisedë. Ata nuk mund dhe nuk duan të përqendrohen në atë që ju thuhet atyre, sepse mendojnë se është fituar bindja se “vazhdimisht diçka është e gabuar”.

Ti nuk më do mua

Edhe pse të gjithë njerëzit kanë dëshira dhe nevoja të ngjashme, meshkujt janë ata të cilët preferojnë të shprehin ndjenjat e tyre me vepra e jo me fjalë.

Nëse partnerja përdor këtë frazë me shtesën, “të më doje, atëherë unë nuk do ta bëjë këtë”, ata thjesht nuk e dinë se çfarë të thonë, pasi nuk janë aq të mirë në argumentim, përcjell "Zeri.info".

Më me dëshirë preferojnë të dëgjojnë se çfarë saktësisht dëshiron partnerja, në vend se për shkak të lëshimeve të vinë në pyetje ndjenjat e tij.

Miku juaj është një ‘horr’

Miqësitë e meshkujve janë në dukje një gjë shumë e thjeshtë, por për femrat, këto marrëdhënie janë shpesh të komplikuara.

Ato shpesh për mikesha i zgjedhin ato me të cilat ndajnë mendimet dhe opinionet e ngjashme, ndërsa meshkujt nuk shikojnë detajet në hollësi dhe pa asnjë paragjykim për atë se çfarë bën miku i tyre, pasi për ata është e rëndësishme që të kenë aktivitete të përbashkëta dhe të trajtohen me respekt reciprok.

Një frazë të tillë nga partnerja e shohin një kërcënim miqësie, ose përpjekje për të ndaluar shoqërimin, apo si arsye për ta futur në të njëjtin thes me mikun e tij. /ZËRI/