Me hudhër e domate kundër puçrrave

Lifestyle August 19, 2017 - 14:21

Ndonjëherë, kur ju mërziten preparatet e fuqishme për puçrra fytyre mund të përpiqeni për të hequr qafe puçrrat e bezdisshme duke përdorur gjërat që me siguri të gjithë i kemi në shtëpi, duke filluar nga akulli e deri te domatet, transmeton "Zeri.info".

Akull dhe hudhër

Mbani një thelb të hudhrës për tre minuta në puçrrën e ndezur, vetëm kini kujdes pasi ajo mund të djegë. Nëse nuk doni të ndieni erën e hudhrës, edhe pse ajo është mjaft efektive, merrni një kub akulli dhe mbani atë në puçërr për disa sekonda dhe “ishulli” do të zhduket. Kjo është një metodë shumë e thjeshtë dhe pa shpenzime të mëdha.

Domatet

Mbuloni të gjithë fytyrën me fetë domatesh dy herë në ditë dhe lëreni të veprojë. Pas 15 minutash shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë. Skuqja do të zhduket shumë shpejt, sa edhe vetë do të befasoheni me rezultatet.

Të bardhët e vezës dhe aspirina

Nga të bardhtë e vezës mund të bëni një maskë të shkëlqyer për fytyrë. Lëreni atë të veprojë për 15 minuta ose përzieni aspirinën me pak ujë derisa të bëhet një pastë e trashë. Aplikoni përzierjen si një maskë në fytyrën tuaj dhe e mbani për 10 minuta. Pastaj e shpëlani fytyrën dhe do t’i shihni menjëherë rezultatet.

Mjalti dhe kanella

Një metodë tjetër është përzierja e mjaltit dhe e kanellës. Përzieni dy lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë, aplikoni në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta që të veprojë. Ndihmon edhe lëvorja e bananes. Është e mjaftueshme që ta fërkoni sipërfaqen e fytyrës me lëvore të bananes dhe shpëlani fytyrën me ujë pas 30 minutash. Të gjitha këto këshilla pa dyshim se do t’ju ndihmojnë që të hiqni qafe puçrrat e bezdisshme.

Vitaminat: B, C, E

Proteinat: 0.6 g

Mineralet: Kalcium, kalium, hekur