Dardha ju ndihmon të humbisni në peshë

Lifestyle August 17, 2017 - 09:49

Një dardhë në ditë mund të ndihmojë ata që duan të bien në peshë.

Një studim ka arritur në përfundimin se personat që konsumojnë rregullisht dardhë janë më të dobët se ata që nuk e përfshijnë atë në dietën ushqimore, transmeton "Zeri.info".

Nutricionistët amerikanë kanë marrë në shqyrtim një numër të madh të dhënash të mbledhura përgjatë nëntë vjetëve në kuadër të studimit “Analiza e shëndetit dhe ekzaminimi i ushqyerjes në shkallë kombëtare”, i cili ka përfshirë 24. 808 persona të moshës mbi 19 vjeç.

Të dhënat kanë treguar se personat që konsumonin mesatarisht një dardhë në ditë ose që e konsumonin shpesh, por jo në mënyrë të rregullt rezultonin më të dobët se bashkëmoshatarët që nuk e hanin kurrë këtë atë.

Studiuesit e lidhin këtë “sekret” me faktin se dardha ka në përbërje një numër të madh fibrash, të cilat ndihmojnë tretjen dhe stimulojnë ndjesinë e ngopjes. /ZËRI/