Si ta kuptoni se keni gjetur të duhurën?

Lifestyle August 05, 2017 - 09:29

Femra për lidhje serioze duhet të jetë edhe me karakter kompatibile me ty. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të ketë natyrë krejtësisht të ngjashme me tuajën. Ndonjëherë edhe të kundërtat tërhiqen, pikërisht pasi që e plotësojnë njëri-tjetrin, ndërsa disave do t’u përgjigjet “versioni femër” i vetvetes. Këtu rregulla nuk ka, transmeton "Zeri.info".

Keni njohur një femër, e cila ju ka magjepsur të tërin dhe mendoni se ndoshta ajo mund të jetë “e vërteta”. Si ta merrni vesh këtë?

Është mirë e njohur që tërheqja fizike nuk është e mjaftueshme për lidhjen serioze. Femra me të cilën mund të flasësh për numrin e madh të temave është “goditja e qëlluar” dhe vështirë që me të mund të mërziteni, vazhdimisht do t’ju befasojë dhe do ta shtyjë lidhjen tuaj përpara. Nëse femra nuk mundet asgjë të bëjë pa ty apo nëse nonstop kërkon ndonjë konfirmim, kjo me kalimin e kohës do të bëhet shumë e mundimshme. Do të dëshironi herë do kurdo që të liroheni nga përqafimi i saj! Por, femra me aftësi dhe me qëndrim, e cila edhe pa ty mund që të argëtohet dhe mund të përcjellë interesat e saja (edhe pse i mungon, natyrisht), kjo është karakteristika të cilën secili mashkull e vlerëson. 

Jo natyra krejtësisht të ngjashme

Femra për lidhje serioze duhet të jetë edhe me karakter kompatibile me ty. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të ketë natyrë krejtësisht të ngjashme me tuajën. Ndonjëherë edhe të kundërtat tërhiqen, pikërisht pasi që e plotësojnë njëri-tjetrin, ndërsa disave do t’u përgjigjet “versioni femër” i vetvetes. Këtu rregulla nuk ka. 

Përshtatet me miqtë e prindërit

Ajo “e vërteta” kurrë nuk do t’ju nënvlerësojë (përveç nëse bënë shaka), do të jetë gjithmonë përkrah teje dhe mund të keni besim që t’ia tregoni fshehtësitë dhe ajo do t’ju dëgjojë me kujdes. Kurrë nuk do t’ju bëjë ndonjë skenë para miqve apo prindërve dhe gjithmonë do të mundohet që para kësaj që t’i qartësojë gjërat me ty. Do të mundohet që të përshtatet edhe me miqtë dhe prindërit tuaj. Femra e ëndrrave jo vetëm që do të shoqërohet me ekipin tuaj dhe jo vetëm që do të sillet mirë me prindërit tuaj, por edhe do të kënaqet me këtë gjë. Vërtet do të mundohet që t’i dojë njerëzit, të cilët janë më të rëndësishmit për ty. Prindërit nuk ke mundur t’i zgjedhësh, por miqtë nuk janë bërë miq rastësisht me ju, përzgjedhja e mikut flet shumë për një person.

Ju do ashtu si jeni

Nëse ajo nga ti kërkon që të largohesh nga shoqëria e tanishme dhe sjelljet tuaja dhe përpiqet që të largojë nga diçka që bënë, dëgjon, hanë apo pinë dhe se për këtë nuk ka asnjë arsye të vërtetë, kjo është shenjë që është vetjake dhe nuk mendon shumë për nevojat tuaja. Femra ideale e di kur është koha adekuate që të ankohet dhe kur është më së miri që të heshtë. Nëse e keni gjetur femrën e cila të do ashtu si je, jo për atë që mundohesh të bëhesh, bëni çmos që ta mbani afër vetes. Natyrisht, të gjithë kemi sjelljet tona të cilat mund t’i irritojnë të tjerët, por nëse vërtet të do, ato nuk do t’i pengojnë shumë.